Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pret nga shoqëria kosovare që të fokusohet në luftën kundër korrupsionit.
Gjatë një interviste dhënë për mediat kosovare, Jacobson ka thënë se ka ardhur koha që rastet e korrupsionit, jo vetëm të hetohen, por edhe të dërgohen në gjykata e tu jepet masa e dënimit.
Më tej ambasadorja amerikane ka thënë se pret që të fillojë zbatimi i ligjit të konfiskimit të pasurisë, pasi sipas saj, konfiskimi i pasurisë së paligjshme, është po aq i rëndësishëm sa edhe dënimi i personave të përfshirë në këto vepra. Ajo ka kërkuar që partitë politike të heqin dorë nga zyrtarët që janë nën hetim ose të akuzuar për korrupsion.