Modelja e shndërruar tani edhe në aktore, Kate Upton, është ndjerë plotësisht jashtë vetes së saj në filmin “The Other Woman”. Bukuroshja e njohur amerikane po xhiron filmin bashkë me yjet Cameron Diaz dhe Leslie Mann.
Dhe Kate, e cila luan rolin e viktimës së një dashnori tradhtar e që bashkohet me karakteret e Diaz dhe Mann për t’u hakmbarë, thotë se është ndjerë shumë çuditshëm. “Unë jam ndjerë larg prej vetes. Unë nuk kam folur aspak. Unë vetëm kam dëgjuar dhe kam dhënë vëmendjen time maksimale”, ka deklaruar Kate.