Një gjykatë në Kaliforni urdhëroi dje këngëtarët Pharrell Williams e Robin Thicke të paguajnë 5 milionë dollarë për familjen e artistit Marvin Gaye për shkelje të të drejtës së autorit për super-hitin e tyre “Blurred Lines,” të vitit 2013, i cili kopjon nga kënga e Gaye e vitit 1977, “Got to Give It Up”.
Familja e Gaye ka fituar gjithashtu pagesë interesi për një çmim të marrë nga kënga e dyshes dhe do të përfitojë 50 për qind të të ardhura nga fitimet e mëtejshme të hitit “Blurred Lines”.
Në vitin 2015, Thicke e Williams ishin urdhëruar të paguanin krijimtarinë e Gaye 7 milionë dollarë, çka më vonë u reduktua në $5.3 milionë.
Por Williams, Thicke dhe reperi TI, i cili ka shtuar një varg te lirikat, apeloi vendimin në 2016, duke thënë se kjo kërcënonte të dënonte kantautorët për krijimin e muzikave të reja, të frymëzuara nga ato më të hershme.
Gjykata mbrojti vendimin e mëparshëm duke argumentuar se kopjimi i muzikës është ai që kërcënon kreativitetin artistik.