Këngëtarja e njohur Rihana dhe i dashuri i saj që përpiqet ta mbajë të fshehtë prej gati dy vjetësh, miliarderi saudit Hassan Jameel, përpiqeshin të mos binin në sy të dielën teksa kishin shkuar për darkë në Malibu.
Por 30-vjecarja nga Barbados dhe milioneri i saj u kapën nga paparacët vigjilentë kur po dilnin nga restoranti veç e veç.
Rihanna kishte veshur fustan e pantallona të zeza të shoqëruar me një pallto bezhë.
Ajo mbante gjithashtu vathë rrethorë të mëdhenj dhe një çantë të zezë.
I dashuri i saj Jameel mbante kapele dhe bluzë të zezë. Ata janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre por raportohet se janë bashkë prej dhjetorit 2016.