Veterania e skenës dhe ekranit Jennifer Lopez ka thënë së fundmi në një intervistë se burrat janë “shumë më të dobët nga sa duket”.
Duke folur për filmin e saj të ri A Second Act (Një akt i dytë), ku ajo luan rolin e njhë shitëseje që kontrollon me delikatesë egot e shumë personazheve meshkuj që e rrethojnë, Lopez shpjegon sesi shpeshherë e gjen veten duke bërë të njëjtën gjë dhe në jetën e përditshme.
“Mendoj se jemi ne gratë që gjithmonë duhet t’i bëjmë të gjitha,” tha ajo.
“Thuhet se ne jemi më të dobëta, më të ndjeshme, por në të vërtetë kjo ndodh me burrat, ndërsa ne duhet të jemi gjithmonë të forta dhe të kujdesshme që të mos lendojmë egot e tyre”.
Këngëtarja e aktorja thotë me tej se gratë duhet të jenë të kujdesshme nëse janë tipa “të forta e me karakter” pasi kjo mund të mos jetë tërheqëse për burrat.
49-vjecarja thotë më tej se nuk ka qenë gjithmonë kaq e sigurtë te vetja dhe në fillim të karrierës së saj papasur probleme me vetëbesimin.
“Ka pasur momente të mira e të këqija,” thotë ajo, duke treguar sesi marrdhënia me këngëtarin Marc Anthony, metë cilin qëndroi shtatë vjet deri në divorcin e 2011, e ndihmoi të kapërcente shumë nga pasiguritë e saj.
“Ai më ka ndihmuar shumë me besimin, e shikonte ku vuaja,” thotë Lopez.