Analisti Ben Andoni ka folur për përplasjen Basha-Berisha dhe situatën aktuale në PD.
Ben Andoni deklaroi se misioni i Bashës në krye të PD-së ka përfunduar dhe se kjo parti ka nevojë për një rithemelim me kryetar të ri.
Sipas Andonit, as Berisha nuk mund të vijë në krye të PD-së jo për moshën më tepër sesa për mënyrën si solli në krye të PD-së Bashën. Ai shtoi se Olldashi nuk mund të kishte atë fat, ndërsa Topalli, Ristani dhe shumë figura të tjera u përjashtuan në sy të Berishës.
“PS është një makinë elektorale që funksionon pa u ndalur. Edhe në momentet e qetësisë kur fillon selia të braktiset, po ta shikoni tani z.Rama nuk është atje por është fleksibël shkon ndonjëherë atje. Deputetët as nuk shkojnë. Është e heshtur tani, por strukturat punojnë. Kaluan dhe handikapin që u krijua me z.Balla dhe Gjiknuri që ishte në një fare mënyre goditje ndaj zotit Balla. Kjo tregon që ka vazhdimësi. Ndërsa PD ka mbetur front. Për hallet e njerëzve sot më shumë flasin socialistët sesa PD. Berisha do apo nuk do, kjo gjë do të ndihmonte shumë po ta bënte në korrik lëvizjen. E meriton ngazëllimin e njerëzve sepse i ka çuar në fitore ndërsa Basha vetëm në humbje. Është një nen që nxjerr blof të dy grupimet që flet për etikën brenda partisë. Anëtarët e forumeve dhe ata poshtë e kanë rreptësishtë të ndaluar të fyejnë njëri-tjetrin. Po të dëgjosh njerëzit në Foltore dhe ata afër Bashës, sheh që jo vetëm e kanë thyer këtë nen por ka treguar se PD duhet rithemeluar me një kryetar të ri. Më vjen keq ta them por Basha e ka mbyllur misionin e tij. Po lexohet gabim mbështetja që i japin të huajt, por kjo mbështetje nuk është për Bashën por për PD-në. Edhe Berisha. Jo thjesht për moshën biologjike, por për atë rrugë, për mënyrën si e zgjodhi Bashën. Në vitin 2013 u modifikua statuti që të vinte Basha. Erdhi në një parti ku kishte emra të spikatur dhe të gjithë u larguan në sy të z.Berisha. Kjo është për keqardhje. Nuk mund te kishte atë fat zoti Olldashi. Nuk mund të largohej ashtu Majlinda Bregu, Harxhi, Ristani, Topalli“, deklaroi ai.