Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar nismën “Ballkani Hapur” teksa ishte i ftuar sot në një studio televizive. Ndërkohë më pas zoti Koçi ka reaguar sërish në rrjetet sociale rreth kësaj çështje, ndërsa shprehet se “Ballkan i Hapur” shikon nga e ardhmja, por sipas tij, nuk është amnisti për te kaluarën e sidomos për genocidin serb ndaj shqiptarëve.
Ja statusi i plotë në “Facebook” i deputetit të PS, Petro Koçi:
Sot ne MCN per Open Balkan perballe Aida Toncica:
1. Open Balkan shikon nga e ardhmja por nuk eshte amnisti per te kaluaren e sidomos per genocidin serb ndaj shqiptareve.
2. Open Balkan eshte nje mundesi e shkelqyer per Kosoven te jete protagoniste ne nje format nderkombetar.
3. Eshte i natyrshem hezitimi i Kosoves per te marre pjese por i pajustifikuar veteizolimi apo vetebllokimi.
4. Marreveshjet dypaleshe Shqiperi Kosove e tejkalojne dukshem permasen e marreveshjeve ne kuader te Open Balkan.
5. Open Balkan nuk e ul asnje grade vemendjen tone ndaj politikave te Serbise per sigurine dhe Mbrojtjen dhe as bashkepunimin e saj me Rusine.
6. Open Balkan mbeshtetet qartazi nga BE dhe SHBA.
7. Open Balkan nuk eshte i plote pa Kosoven, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinen.