Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje për gazin natyror të lëngshëm (LNG), në një përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse. Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub gaz shtesë deri në fund të vitit. Lajmin e njoftoi ditën e djeshme, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin amerikan, Joe Biden, duke paraqitur detajet e marrëveshjes SHBA-BE. Sipas marrëveshjes, SHBA-ja do të punojë për të siguruar furnizimin vjetor të një shtesë prej 50 miliardë metra kub (bcm) LNG deri në vitin 2030. “Eliminimi i gazit rus do të ketë një kosto për BE-në. Nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë nga pikëpamja morale, por do të na vendosë në një bazë strategjike shumë më të fortë”, tha Biden. Von der Leyen nënvizoi se heqja graduale e gazit rus dhe lëndëve djegëse fosile në përgjithësi dhe zëvendësimi i tyre afatgjatë me burime të rinovueshme do të përforcojë përpjekjet e BE-së për të arritur neutralitetin klimatik. Përveç kësaj, “SHBA dhe BE do të investojnë në zgjidhje për të krijuar hidrogjen të pastër dhe të rinovueshëm” dhe “këto masa do të rrisin energjinë dhe sigurinë ekonomike kombëtare. Në këtë drejtim, ne do të krijojmë një grup pune të përbërë nga anëtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Komisionit Evropian”. Kjo task-forcë “do të punojë për të garantuar sigurinë energjetike për Ukrainën dhe BE-në në përgatitje për dimrin e ardhshëm, duke mbështetur synimin e BE-së për t’i dhënë fund varësisë së saj nga karburantet fosile ruse.” Përpjekjet e saj do të përqendrohen rreth dy objektivave kryesore: “të diversifikojë furnizimet me gaz natyror të lëngshëm në përputhje me objektivat klimatike dhe të reduktojë kërkesën për gaz natyror”.
U përfolën për lidhje/ Drini vë në siklet Dean: Ke ndjenja për mua?
Dea Vieri dhe Drini Zeqo, dy ish-banorë të “BBV3”, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”. Ata janë përfolur...
Lexo më shumë