Tensioni midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara vazhdon të rritet. Presidenti i SHBA Joe Biden ka kërcënuar se do të përdorë fuqinë bërthamore, nëse vazhdon përshkallëzimi ushtarak i ushtrisë ruse në Ukrainë. Këtë qasje Uashingtoni e kishte adoptuar prej kohësh në politikën e jashtme, por nga e cila kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte distancuar gjatë fushatës zgjedhore. Zbulimi tronditës vjen nga Wall Street Journal, e cila citoi burime brenda administratës. Kjo është “goditja e parë bërthamore”, e njohur edhe si “goditja bërthamore parandaluese”, për të ndalur në mënyrë efektive hakmarrjen kundër armikut. Një goditje e parë, nëse ishte e suksesshme, do të paralizonte raketat ruse të gatshme për lëshim dhe do të parandalonte kundërshtarin që të përgatiste të tjerët për një kundërsulm duke synuar furnizimet bërthamore të armikut dhe objektet e lëshimit .
Liderët botërorë përgatiten për Luftën e 3 Botërore
Udhëheqësit botërorë thuhet se po hartojnë “plane emergjente” në rast se Vladimir Putin vendos të lëshojë armët vdekjeprurëse kimike ose bërthamore në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë ka mbledhur një “ekip të fortë” zyrtarësh të sigurisë kombëtare për të skicuar skenarët se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të përballet me Rusinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se planet ishin urgjente pas kërcënimeve të Putinit në kanalet televizive propagandistike ruse. Ai tha se pret që “aleatët të bien dakord të ofrojnë mbështetje shtesë, duke përfshirë ndihmën dhe pajisjet e sigurisë kibernetike për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore”. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti Joe Biden kanë bërë gjithashtu deklarata që nga raportimet për kërcënimet pasi ata pretendojnë se Ukraina nuk do të qëndrojë e vetme kundër forcave të Kremlinit.
Çfarë mund të ndodhë
Gjatë fushatës presidenciale 2020, Biden kishte deklaruar se qëllimi i vetëm i arsenalit bërthamor amerikan ishte “të pengonte ose t’i përgjigjej një sulmi atomik të armikut “. Pozicioni i ri, i marrë nën presionin e aleatëve, parashikon se “roli themelor ” i arsenalit bërthamor të SHBA është të parandalojë sulmet atomike. Sipas të përditshmes amerikane, ky është një formulim i studiuar me kujdes për të lënë të hapur mundësinë që armët bërthamore të përdoren në ” rrethana ekstreme ” për të dekurajuar edhe sulmet armike konvencionale, biologjike, kimike, ndoshta edhe të bazuara në kompjuter. Vendimi vjen pasi Biden është i angazhuar në takime me aleatët evropianë në një përpjekje për të mbajtur një qëndrim të unifikuar perëndimor kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Putin dhe shqetësimeve se Kremlini mund të përdorë armë bërthamore ose kimike. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit nuk pranoi të komentojë mbi lajmin. Politika bërthamore e Biden-it pason një rishikim të gjerë të “qëndrimit bërthamor”, në të cilin zyrtarët e administratës rishikuan strategjinë dhe programet bërthamore të SHBA.
Procesi i rishikimit
Ekspertët amerikanë thanë se rishikimi, i paraqitur për miratim në Kongres, duhet të çojë në anulimin e një programi për zhvillimin e raketave bërthamore të lundrimit me anije dhe tërheqjen e bombës termonukleare B83. Dokumenti pritet gjithashtu të promovojë një modernizim të plotë të arsenalit, i cili pritet të kushtojë mbi 1 trilion dollarë. Tashmë gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara rezervuan të drejtën për të përdorur armë bërthamore në përgjigje të sulmeve konvencionale. Rishikimi, megjithatë, mbështet modernizimin e gjerë të treshes bërthamore amerikane të raketave tokësore, raketave me bazë nëndetëse dhe bombarduesve, i cili pritet të kushtojë mbi një trilion dollarë. Megjithatë, disa zyrtarë në administratën e Bidenit thonë se vendimi i presidentit nuk e ul qëllimin e tij afatgjatë për të reduktuar varësinë e SHBA-së nga armët bërthamore dhe pasqyron nevojën për të konsoliduar mbështetjen e aleatëve përballë kërcënimeve ruse dhe rritjes së Kinës.