Analisti Artur Zheji komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi’ përplasjet brenda Partisë Demokratike.
Për Zhejin, PD po shkon drejt një ndarje, ku do të ketë një bashkëjetesë konfliktuale.
Artur Zheji: Ne po shkojmë ose drejt një ndarje të vërtetë që demokratët s’e duan, ose lufta do të vazhdojë si dy familje në një godinë që është ajo e PD. Nuk shoh rrugëdalje tjetër vese kësaj bashkëjetese konfliktuale.
Artur Zheji: Berisha s’ia ka kërkuar asnjërit rikthimin, e ka çarë vetë.
Artur Zheji: Fakti që u shpall non grata persona që kanë ndikuar në vota, tregon që Basha dhe Berisha s’i kanë humbur zgjedhjet…
Artur Zheji: Unë jam natyrë pozitiviste, unë gjërat e mira s’i lë pas emisionit. Gjëja që nuk jam dakord lidhet me faktin që ju ende besoni te Berisha. Ju thoni që Berisha duhet të bëj një hap mbrapa, se PD është e hutuar, por nga ana tjetër besoni që në një kënd refleksioni do të lindë një shkëndijë për të mirën e PD. Berisha dhe PD janë një gjë dhe Berisha në krye të PD është gjëja më e rëndësishme që i bëhet PD. Berisha ka një agjendë personale që nuk përputhet me atë të PD. Mendoj që duke u dyzuar, ju nuk bëni aksion politik. Nëse një grupim deputetësh politik kanë tre gjëra të përbashkëta, krijojnë një front për shpëtimin e PD. Ju keni shkuar në denoncimin e doktorit. Jeni dakord që Alibeaj është peng i Ramës?!
Artur Zheji: Basha dha dorëheqjen. Basha u vu në një presion të madh.