Mijëra qytetarë të pikëlluar kanë pushtuar rrugët, ndërsa Mbretëresha filloi udhëtimin e saj të fundit sot pasi la Balmoralin.
Arkivoli me trupin e Elisabeth II ka kaluar nëpër qytetet e Aberdeen dhe Dundee – dy ndalesa kryesore gjatë udhëtimit gjashtë-orësh për në Edinburg.
Mes emocioneve dhe dhimbjes qytetarët kanë dalë në rrugë për t’i bërë nderimet monarkes më jetëgjatë të Britanisë.
Ajo u dërgua fillimisht në fshatin Ballater ku turmat ulën kokat në heshtje ndërsa kortezhi kalonte.
Të tjerë vajtues të përlotur gjithashtu hodhën lule në rrugën e kortezhit si lamtumirën e fundit.
Heshtja ra në orën 10 të mëngjesit ndërsa Mbretëresha u largua nga Balmoral me një makinë të zezë me lule të bardha të zgjedhura nga kopshti, të vendosura në majë të arkivolit të saj.