Presidenti Joe Biden ka reaguar pas ndërhyrjes kirurgjikale që bashkëshortja e tij Jill Biden, iu nënshtrua ditën e djeshme.
Në një prononcim për gazetarët Biden tha se Zonja e Parë e SHBA është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo po ia del shumë mirë. Ne hëngrëm mëngjes së bashku më parë. Ajo po shërohet”, tha Biden.
Jill Biden iu nënshtrua një operacioni ku iu hoqën disa inde kanceroze të lëkurës nga fytyra dhe gjoksi, gjithashtu edhe nga syri i majtë.
Zonja e parë, e shoqëruar nga presidenti Joe Biden, kaloi më shumë se tetë orë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed për procedurën ambulatore.
“I gjithë indi kanceroz u hoq”, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë.