Një 39-vjeçar shqiptar u qëllua me armë disa ditë më parë aksidentalisht nga bashkëtadhetarët e tij në Greqi, pas një sherri mes bandave në lokal.
Pëllumb Islami nga Rusani i Delvinës, me profesion hidraulik, mbeti i vdekur në ngjarjen e ndodhur në lagjen Nea Ionia të Athinës. Sot mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur autorët shqiptarë të vrasjes arratisen me një mjet luksoz tip Jeep ngjyrë të argjentë.
Siç shihet dhe nga pamjet, grupi i autorëve hipën në mjetin luksoz dhe u largohen drejt rrugës së Kymit.