Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Sulit. Gjatë një takimi me qytetarët, Berisha tha se Rakip Suli ka dosje në Greqi dhe nuk mund të shkojë në shtetin fqinj.
Ai paralajmëroi kryebashkiakun socialist se do të dënohet, pasi nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë.
“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet.
Le t’i lëmë Kipes dhe Edit atij ato që duan vetë ata, kafshët, zorrë dhe të tjera me radhë. Ne do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz, të qeverisjes vendore në Shqipëri, Ju jap fjalën se Edi Rama pas datës 14 do i ketë muajt të numëruar dhe do ikë jo atëherë kur do ai por atëherë kur duam ne. Rrofshim ne, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”, theksoi ish-kryeministri.