Ushtria amerikane tha sot se një avion luftarak kinez bëri një manovër “të paarsyeshme agresive” pranë një avioni të Forcave Ajrore të SHBA-së mbi Detin e Kinës Jugore, në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Në deklaratën e lëshuar nga komanda ushtarake amerikane në krye të rajonit Indo-Paqësor (USINDOPACOM) thuhet se javën e kaluar, një avion luftarak kinez J-16 bëri një manovër të rrezikshme pranë një avioni zbulues të Forcave Ajrore të SHBA-së RC-135 .
Episodet e tilla nuk janë të rralla, raporton “Protothema”. Dhjetorin e kaluar, një avion luftarak kinez fluturoi brenda tre metrave nga një RC-135, duke e detyruar avionin amerikan të bënte një manovër të mprehtë për të shmangur një përplasje.