Urbanisti Gent Kaprata i ftuar në një intervistë televizive, deklaroi se ndërtimet vitet e fundit u transferuan në zona të tjera jashtë Tiranës. Ai tha se aktualisht gjysma e popullsisë ndodhet në Tiranë, ndërsa theksoi se ndërtuesit 20-25% të ndërtimit i mban për vete të pashitura. Sipas tij, ndërtimi i kullave në vetvete nuk sjell asnjë zhvillim përveçse një betonizim dhe humbjen e 300 mln eurove për ndërtimin e saj.
“Në fakt kjo ka qenë një nga temat e mia në 10 vitet e fundit ndoshta dhe më tepër. Duke i ikur modestisë kam 10 vite që flas për këtë çështje që në 2003 nëse e studiojmë tregun kemi zhvendosje të industrisë së ndërtimit dhe kemi ndërtimin e Golemit, Durrësit, duke zbritur në jug dhe kjo tregoi se tregu real nuk kërkonte më ndërtesa në Tiranë dhe kjo ishte arsyeja e shpërnguljes së tyre nga Tirana në drejtim të jugut. Tregu u ngop se të ardhurit migrantët e brendshëm e realizuar në zonat periferike dhe nëse një qeveri në atë kohë do merrte masat do vendoste disa standarde me planifikimin urbanistik dhe sot pas kaq vitesh ka ndodhur që sot popullsia e Shqipërisë është bërë sa gjysma e demografisë së viteve ’90. 1 mln e 700 mijë gjysma e kësaj popullsie është në Tiranë. Pra gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në Tiranë dhe kjo nga bumi i ndërtimeve në Tiranë. Kemi dhënë 10 mln metër katror në Tiranë vetëm 6-7 vitet e fundit dhe vetëm vitin e fundit 2.5 mln m2 banim, e reflektuar kjo në kohë kaq ishte sipërfaqja e banimit të Tiranës në ‘90. Gjithë ky bum tani vjen pikërisht sepse dyshohet se një pjesë e madhe e parave që investohen në këtë industri janë para të krimit, jo shqiptar, masën nuk e masim dot se sa përqind janë para të shqiptarëve përmes punës dhe sa përmes krimeve që u dashkan pastruar, por flitet për miliarda euro të pastruara në këtë sektor.”
Më tej ai shtoi se ndërtuesit janë në rregull, patjetër që industria e ndërtimit të banesave ka tre valë e para vetë industria e ndërtimit mban për vete rreth 20-30% të apartamenteve të prashitura sepse tregu shkon në rritje.
“Kjo për ua është një ide e gabuar, një pjesë e madhe e njerëzve të cilët paratë e tyre i kanë bërë përmes krimit ka një numër të madh të apartamenteve të blera me qëllim qiradhënien. Vërtet ato janë të shitura por një pjesë e madhe e apartamenteve apo sipërmarrjes janë jo në treg sepse i ka marrë vetë ndërtuesi për ti shitur më vonë. Ky është një konservim parash, por problemi është se do vijë një ditë që shumë shpejt ky çmim do bjerë sikurse praktika na tregon në shumë vende të tjera të botës. Njoh një person vetëm 27 vjec që zotëron 88 apartamente dhe nuk jeton fare këtu.”
Ndërsa lidhur me ndërtimin e kullave, Kaprata tha se kulla në vetvete nuk është ndonjë zhvillim dhe se në ndërtimin e nëj kulle kemi vetëm betonizimin dhe gumbjen e 300 mln eurove.
“Po që në kuptimin e përgjithshëm kemi shprehje të gabuara, nuk është mirë të shkatërrosh atdheun sepse të ndërtosh do të thotë të shkatërrosh. Kemi natyrën, tokën mjedisin sikurse e krijoi Zoti, që është e mrekullueshme e bukur, harmonike dhe të gjithë duam të shkojmë pak te natyra ndërkohë kemi dhe atë hapësirën e ndërtuar e cila është kaotike veçanërisht në Tiranë. Po si e sjellin zhvillimin kullat, 300 mln euro të investuara në një industri, pra si mundet një kullë në vetvete të jetë një gjë e mirë, s’ka asnjë mundësi, ndërtimi është një nevojë. Njerëzit kanë interes që të strehohen, ndërsa në ndërtimin në vetvete të një kulle kemi betonizimin në vetvete. Tirana është një qytet i ndërtuar por jo me rapoprte të mira urbanistike. Kullat në vetvete nuk janë të këqija si tipologji, por janë e keqe si ndërtim. Të ndërtosh do të thotë të shkatërrosh, më mirë se sa e bëri universi tokën se bëjmë dot ne. Duhet të ndërtojmë vetëm aty ku ka nevojë.”
I pyetur nëse tregu këtu ka arritur në një ngopje dhe nëse SPAK mbyll rubinetat e parave të posta çfarë ndodh, ai shpjegoi se 5 vitet fundit Tirana po humbet popullsi dhe se tregu është në presion të parave të pista. Sipas tij, SPAK nuk e bllokon dot ardhjen e parave të pista.
“Unë jam një nga të parët që e kam thënë sepse kjo ndodh që ndërsa popullsia po zvogëlohet ne kemi 30 vjet që humbasim në qytete e Shqipërisë demografi në përfitim të Tiranës dhe migracionit të jashtëm ndërsa kemi 4-5 vitet e fundit që as Tirana nuk po rritet më. Mundësia për të blerë këto apartamente në Tiranë nuk po blihen më, 10% më të pasurit e Shqipërisë kanë mundësi të blejnë apartamente. Tregu është në presion të parave të pista, kam rreth 10 vjet që e them, nëse të huajt bllokojnë paratë e pista, tregu do të ulë çmimet. Sikur të zëmë vetëm paratë e pista të administratës së korruptuar janë rreth 1 mld euro të humbura nga buxheti i shtetit. Sikur këto të marrësh ti kupton se disa qindra dhe mijëra apartamente shkojnë për të mbuluar këto para të pista. 20-30% e tregut janë me para të pista dhe duhet që SPAK të fusë në burg gjysmën e administratës, plus që SPAK nuk bllokon dot paratë e pista.”