Komisioni i Etikës ende nuk ka zhvilluar një mbledhje në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar të PS për marrjen e masave ndëshkimore ndaj deputetëve të PD, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi, mbi sjelljen e djeshme në Komisionin e Medias me Flutura Açkën.
Mësohet se kërkesa e deputetëve socialistë nuk përfshin masë ndëshkimore vetëm për rastin e djeshëm, por edhe për sjelljen e dy deputetëve në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar.
Referuar Rregullores së re të Kuvendit, masa ndëshkimore tashmë nga maksimumi 10 ditë përjashtim nga Parlamenti, ka kaluar në 60 ditë përjashtim.