Milani pësoi një humbje dëshpëruese në derbin me Interin, ku zikaltrit siguruan edhe fitoren e titullit kampion në Itali për këtë edicion. Por humbja ka lënbë pasoja për kuqezinjtë, pasi në sfidat e ardhshme do të kenë mungesa të rëndësishme, ndërsa largimi i mundshëm i Oliver Zhirud mund të hapë “gropa” për sezonin e ardhshëm. Humbja në derbi ishte padyshim mjaft e rëndë për Milanin e Stefano Piolit, që pa zikaltrit e Interit të festonin para tifozerisë kuqezi triumfin edhe zyrtarisht në Serinë A për herë të 20 në histori. E pikërisht për këtë arsye, tensioni ishte i kuptueshëm në fushë, me kuqezinjtë që pasojat e derbit do t’i vuajnë jo pak edhe fundjavën e ardhshme, kur të përballen me Juventusin në “Allianz Stadium”. Kjo pasi Fikajo Tomori u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Torinos. Fatin e tij do të kenë edhe Theo Hernandez e Davide Kalabria, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në minutat e fundit, pas tensioneve në fushë, pikërisht në prag të nisjes së festës zikaltër. Në këto kushte Stefano Piolit do t’i duhet të arnojë prapavijën për ndeshjen ndaj Juventusit, pasi nuk do të ketë në dispozicion plot tre nga titullarët e mbrojtjes, mungesa e të cilëve pritet të ndihet jo pak në fushën e blertë. Sfida Juventus-Milan do të jetë mjaft e rëndësishme në garën për vendin e dytë të Serisë A, me bardhezinjtë që në rast të një fitoreje në përballjen direkte, do të mund të reduktonin në vetëm dy pikë distancën nga skuadra e Piolit dhe të shpresonin në një parakalim në javët e mbetura. Ndërkohë, nuk kanë fund lajmet e këqija për Milanin. Klubi po përgatitet të humbasë shërbimet e Olivier Zhirud, i cili do të largohet në fund të sezonit nga kuqezinjtë. Zërat që e lidhnin sulmuesin francez me Los Anxheles janë konfirmuar së fundmi nga shumë prej mediave botërore. “RMC Sport” thekson se ka marrëveshje totale mes klubit amerikan dhe Zhirud, i cili do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, në të cilën është dhe opsioni i rinovimit. Ndërsa mediat italiane shkojnë edhe më tej, duke e parashikuar edhe zyrtarizimin e marrëveshjes. Sipas tyre, Olivier Zhirud do t’i bashkohet klubit të tij të ri në fillim të gushtit, ndërsa nuk pritet të marrë pjesë për Francën në Lojërat Olimpike të Parisit. Olivier Zhirud është aktivizuar në 92 ndeshje me Milanin, ku erdhi në vitin 2021, nga anglezët e Çelsi. Me kuqezinjtë, Zhirud shënoi 37 gola dhe u shpall kampion në 2022-shin. Gjithashtu, francezi arriti gjysmëfinalet e Champions League, sezonin që lamë pas.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë