Me nismën e tre deputetëve të opozitës, Albana Vokshi, Emilia Koliqi dhe Sorina Koti, po diskutohet në komisionet parlamentare një p/ligj për minimumin jetik. Në prezantim të draftit, deputetja Vokshi tha se opozita propozon që minimum jetik të fillojë nga 200 euro për person.
“Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve të shportë së ushqimeve, duke indeksuar konsumin për person të llogaritur nga avokati i popullit propozojmë që minimumi jetik të fillojë nga 200 euro për person, Ndihma ekonomike 70-80 mijë të vjetra propozojmë të fillojë nga 200 euro, pagesat e pamatësie, pensionet rurale dhe urbane janë nën këtë shifër. 600 mijë pensionistë të qytetit përfitojnë nga kjo rritje nëse vendosim minimum .100 mijë përfitojnë në fshat dyshemenë 200 euro/Mbi 1 mln qytetarë të varfëri dhe varfërisë ekstreme do përfitonin nga ky minimum që propozojmë ne”,-është shprehur Vokshi.
Sipas deputetëve opozitarë me shifrat e anketave të INSTAT, Eurostat apo organizatave të ushqimit, shqiptarët nuk arrijnë të hanë mish një herë 2 ditë, të bëjnë 1 javë pushime, të kenë lavatrice apo edhe një TV me ngjyra.
“Thellohet shkalla e privimit materialet…. vonesa në pagesat e kredisë ose qirasë, shpenzimet bazë blerje me këse ose pagesa ta tjera. Pamundësi për 1 javë pushime.
1 vakt me mish në dy /Një shpenzim të parashikuar 30 mijë lekë /Pamundësi për telefon/Për tv me ngjyra /Makinë larëse/Makinë për përdorim personale/Pamundësi për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë. Nga siguria ushqimore FOA mbi 32% e popullsisë janë të ekspozua ndaj pasigurisë ushiqimore… Familja mesatare 58.5% të bxujetit për ushqim”,-është shprehur Koliqi.
Deputetët në komision u futën në një udhëkryq shifrash ku mazhoranca akuzoi nismëtarët e ligjit se kanë të dhëna të vjetra, ndërsa sipas shifrave të kalkuluara nga opozita, mbi 1.3 milionë shqiptarë janë të varfër ose ekstremisht të varfër.
Diskutimi në komisionin e Shëndetësisë ishte për dhënie mendimi, por drafti do të kalojë edhe në të tjera komisione.
Sipas llogarive të INSTAT të gjithë ata qytetarë që shpenzojnë vetëm 6 euro në ditë për kosto ditore, nuk konsiderohen të varfër dhe në këtë gjendje janë mbi 576 mijë qytetarë. 23% e popullsisë sipas BB cituar nga opozita jetojnë me remitancave që në vitin2023 arritën 930 milion euro.