Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dy deputetët që kanë braktisur Lulzim Bashën pasi Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës.
Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi i referohet deputetes Eralda Bano dhe deputetit Kreshnik Çollaku, të cilët tashmë duket se kanë kaluar nga krahu i Berishës.
“Këtyre dy MIQVE të mi nga Çerma ju ishte bërë zemra mal nga dy deklaratat e sotme të dy deputetëve të Qarkut Dibër dhe Fier që kishin mbajtur qëndrim parimor pasi gjykata vendosi për vulën e PD.
Që të dy njëzëri kishin thënë që kanë qenë dhe janë deputet të PD.
Dhe që pasi ishin menduar mirë nga 9 shtatori 2021 e deri sot,kishin bërë një luftë të madhe me veten e ishin konsultuar me mijëra e mijëra mbështetes të tyre, sot përfundimisht vendosën të shkojnë nga shkoi vula.
Shum mirë e kanë bërë më thotë njeri prej këtyre miqve, por a e dinë që tani do jenë deputetë të PD me kryetar Berishën????
Po besoj që e dine thashë megjithëse edhe mund të mos e kenë kuptuar as vetë se sa ishin te PD dhe si u bënë deputet nga PD ne 2021 se as kishin lidhje fare e nuk ja kishin haberin ç’është PD e ç’është deputeti.
Eeee mëe thotë miku tjetër, se mos janë vetëm këta të dy opsajt në PD, por ishalla nuk lëvizin prapë më thotë se deri në prill 2025 ka kohë plot për tu menduar dhe mos ndoshta do ta kuptojnë përsëri që kanë bërë gabim se këta ishin pro Amerikan, pro perëndimor, pro Euroatllantik, dhe mos i shpallin non grata.
Ja fut kot dhe Ti i thotë ky Miku tjetër.
Po pse ore non grata çdo qytetar do shpalli Amerika?
Po të jetë kështu mos fol më se mund të na e rrasin edhe neve non grata se edhe ne qytetar dhe votues njëlloj si këta jemi.
Nuk po flas me jo tha, dhe mu drejtua mua.
A i njeh ti Myslim këta më tha?
Një po dhe një nuk e njoh fare i thashë por pse po më pyet se këta janë elitë dhe nuk ka problem se i njoh apo nuk i njoh unë, këta i njeh gjithë Shqipëria, Europa dhe Amerika.
A mund t’ju çosh një kërkesë dhe lutje më tha nga ne dy fshatarët nga Çerma.
Poooo more i thashë.
Kaq e bëj unë por thashë se mos donit ndonjë takim me këta.
Jooo ore jooo më thanë çfar takimi, por a po ju thua që të mos lëvizin më si hallatet e dashit në vapë të qershorit se boll kanë lëvizur nga shtatori 2021 dhe kemi hall se do ju tunden mend e kokës e mos ju vjen për të vjellë.
Dhe po i takove më thanë ,ju thuaj që boll e mbajtën dyfekun mbështetur në atë vend, ta luajnë pak se ndoshta qëllojnë ndonjë gjë.
Meqë këta deputet elitë ,kanë qysh sa janë emëruar si deputet me 25 prill 2021 që nuk takojnë askënd nga minjera e minjera. mbështetës e votues të tyre, mua as më kanë në hesap, prandaj unë po jua përcjell publikisht kërkesën e dy MIQVE të mi nga Çerma.
Kjo kërkesë mendoj që vlen edhe për 7-8 deputetët e tjerë pro Amerikano-euroatllantiko-Europian dhe mos ma merni për keq ju kam rixhan se MIQT e mi për të mirë po luten.
Por edhe po u mërzitet nuk është se do meni qumeshtin por te paktën mërzituni me mua se e keni bërë zakon, jo me këta dy miqtë e mi, se nuk e meritojnë mërzitjen tuaj, pa mua as që ma ndjen fare se kush mërzitet se kam 34 vjet që kam parë e dëgjuar plot frymorë që mërzitën me mua.
TUNG”, shkruan Murrizi.