Pasditen e sotme në zonën e quajtur “Ish-Shqiponja” një makinë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti ndërsa sipas informacioneve, ka qenë punonjësi i karburantit që ka ndihmuar në fikjen e flakëve.
Ende nuk dihet arsyeja që shkaktoi zjarrin, apo nëse ka persona të lënduar.