Zjarri që ka përpirë 5 banesa në tregun e rrobave të përdorur në Shkodër ka dëmtuar rreth 100 tregtar që operonin në këtë zonë.
2 zjarrfikës dhe një e moshuar janë asfiksuar nga zjarri dhe janë dërguar në spital, ndërkohë kryebashkiaku shkodran Benet Beci ka shkuar në spital për vizitë pranë të lënduarve.
Flakët kanë kryer mjaft dëme materiale dhe siç bëhet me dije zjarri është drejt shuarjes pas ndihmës së ardhur nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati.