Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Prishtinë mbrëmjen e kësaj të hëne, ku raportohet se dy persona me një motoçikletë, kanë qëlluar në ajër.
Paraprakisht nuk bëhet me dije për të lënduar apo dëme materiale, grupi hetimor mësohet se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, rasti i ka kaluar Prokurorisë, ndërsa autorët akoma nuk janë vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë/ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur kanë shtënë disa herë me armë zjarri dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në procedurë hetimore.