Numri i vizitorëve ka qenë në rritje në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër. Vetë institucioni ka ndarë të dhënat për numrin e vizitorëve, ku shprehet se prej nga vijnë vizitorët që e kanë frekuentuar më së shumti “Marubin” është pyetja që i është bërë shpesh këto vitet e fundit. “Përveç vizitorëve vendas, numri i të cilëve është përherë në rritje, kujtojmë se në vitin 2022 në vend të parë të vizitorëve të huaj ishin francezët me 11,20 për qind, në vend të dytë gjermanët me 8,00 për qind dhe të tretë italianët me 7,90 për qind. Ndërsa në vitin 2023 ishin italianët ata që na vizituan më shumti me 11,12 për qind, pastaj francezët me 9,76 për qind dhe gjermanët me 8,41për qind”, thuhet nga muzeu në Shkodër. Ndërkohë që jemi në mesin e sezonit veror, ku fluksi i vizitueshmërisë së muzeut është gjithnjë në rritje, muzeu shprehet për të shfrytëzuar këto ditë për të parë ekspozitën “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)”, e cila do të jetë e hapur deri me datën 7 korrik 2024. Historia e dy fotografëve italianë Felice Beato dhe Adolfo Farsari, të cilët mbërrijnë në Japoni në gjysmën e dytë të shekullit XIX, flet për udhëtimin, kreativitetin, sipërmarrjen, për artin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Imazhet fotografike që ata kanë lënë pas, pjesërisht të koleksionuara në Arkivat Alinari në Firence, na dëshmojnë për tradita e zakone të një vendi që sapo ishte njohur me teknikën e fotografisë e me potencialin që ky mjet i ri kishte në kontekstin e një qyteti të gjallë portual si Yokohama. Beato dhe Farsari e transformojnë fotografinë në një produkt artistik me shtrirje të gjerë dhe kontribuojnë në formimin e gjeneratave të para të fotografëve japonezë duke shënjuar kështu edhe historinë botërore të fotografisë.
“Nuk mban më ujë pilafi”/ ‘Shpërthen’ Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri
Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Edhe pse kaloi kohë nga edicioni i “BBV” ku...
Lexo më shumë