Sigurisht që “Lufta e Vlorës” e zhvilluar 104 vjet më parë, në qershorin e vitit 1920,përbën një nga historitë më të lavdishme, të popullit tonë mbas luftrave të Skënderbeut e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë., pa harruar këtu “Lidhjen Shqiptare te Prizërenit” 1878, kryengritjet e viteve 1909- 1911 te trevave tona të veriut, Kongresin e Manastirit 1908 të cilat dhe ato ndikuan shumë në zgjimin e ndërgjegjies tonë kombëtare. Pushtimi i Vlores dhe bashkë me të dhe ai i Sazanit ne dhjetorin e vitit 1914, pavarsisht motivit se gjoja trupat italiane ishin futur për të mbrojtur Vloren dhe disa krahina të jugut nga rreziku i nderhyrjeve greke, dëshmojnë edhe një herë padrejtësitë e Evropes me Konferencen e ambasadoreve të tyre te Londres te vitit 1913 ndaj shtetit më të ri të saj, që sapo kishte mbushur 1 vit i pavarur. Italia zbarkoi në Vlorë në pragun e vitit te ri 1915( 29 dhjetor 1914) dhe sigurisht sikurse ndodh rëndomtë, imperializmi italian per të përligjur nderhyrjen e tyre me armë e me trupa, nuk e kish aspak te veshtirë të ngarkonte kamiona me ndihma ushqimore veshmbathje, materiale te sherbimit mjeksor e sanitar me qëllim që ky zbarkim pushtues te çertifikohej si një ”mision humanitar ndaj popullit vëlla shqiptar”sikurse dhe si shenje bashkepunimi për ndihmen që kish kërkuar Esat Toptani. Dhe pse ne ishim de facto të pushtuar Konferenca e dytë dhe e fshehtë e Londrës ajo e vitit 1915, do të sanksiononte coptimin e plotë të Shqipërisë midis Malit të Zi e Serbise me qëllim qe ajo te kish dalje në det deri ne Shengjin.. Vloren Sazanin dhe disa krahina te jugut i jepeshin Italise dhe pjesa jugore pretendimeve greke për Vorio Epirin. Nëse këto nuk arritën plotësisht të realizoheshin, janë pikerisht faktoret konjekturiale dhe shperthimi i luftës së parë botërore, që penguan në një farë mënyre coptimin e plotë te vendit tonë, por që duhet theksuar, se urrejtja kunder pushtimit nga ana e imperializmit italian, ish akumuluar deri ne atë pikë, sa në majin e vitit 1920 filluan luftimet midis kryengritesve shqiptare te Labërisë ( nga ku ne ndihmë te tyre erdhën dhe mbështetës nga krahinat te ndryshme te vendit) e që në histori njihet me termin “Lufta e Vlores”. Faktikisht, ne Vlore u bë beteja përfundimtare e rrethimit të njësive pushtuese italiane të cilat arrinin deri ne 20.000, trupa keto, të cilat ishin shpërndareëprej Himare…ne Tepelene Kotë Gjorm Salari.. Kurveleshin e sipërm e te poshtëm deri ne Himare e Llogora . Vlen të theksohet, se kjo luftë kish filluar qysh më parë në fshatrat e këtyre trevave dhe se ishte një luftë e mire organizuar ,nga nje qender e vetme sikurse ish “Komiteti i Shpetimit Kombëtar”. Në përleshje me trupat italiane çetat e kryengritesve arritën ti shpartallojnë garnizonet e tyre duke e ngushtuar lakon drejt qytetit te Vlores ku drejtonte veprimet luftarake gjenerali pushtues Settimo Piecentini, tashmë i rrethuar nga kryengritesit shqiptarë të labërisë. Në kushtet e krijuara e tejet të rrezikëshme per trupat italiane, Piacentini, i telegrafon Komandes supreme ne Romë se që të përballojë sulmin e me qëllim, që Italia të ruajë pozitat e veta ne Vlorë e Adriatik, duhej me çdo kusht të dërgoheshin trupa të zgjedhura luftarake. Në një situatë të tillë tejet inkadeshente ,nga ku nga njera anë kryengritësit shqiptare kishin filluar luftën duke e shtrenguar darën e rrethimit dhe nga pala tjetër trupat pushtuese të rrethuara, ndodheshin në vështirësi të mëdha , as që nuk mund të mendohej më për paqe, sepse kishte filluar gjëmimi i topave. Por teatri i veprimeve luftarake në Vlorë nuk mund të ishte jashtë vemendjes se opinionit nderkombetar ne pergjithësi dhe atij te brendshëm italian në veçanti…. Vlora e asaj kohe po zbatonte pikën me thelbësore te Kongresit të Lushnjes për të patur nje Shqipëri të lirë e sovrane ashtu sikurse e kerkonin I.Qemali e I. Boletini! PO ÇFARË PO NDODHTE PARALELISHT, DIKU NË GADISHULLIN APENIN ( ITALI) QË KUSHTET GJEOGRAFIKE POR DHE HISTORIKE NA E KISHIN VENDOSUR TA KISHIM BALLË PËR BALLË KU RRALLË HERË MIQ …E MË SHPESH ARMIQ ?! Jehona e veprimtarisë luftarake të kryengritesve shqiptare te laberise dhe rrethimi i trupave italiane e kishte kaperxyer tashmë kufirin nacional. Opinioni i brendshëm dhe forcat progresiste anti-luftës imperialiste ,ishin kunder idesë dhe vendimeve të Qeverisë italiane, për te derguar trupa shtesë në Shqipëri me qëllimpër të shtypur kryengritjet e shqiptareve të cilat do të niseshin me anijet e tyre te luftes drejt Shqipërie..te grumbulluara, këto ne Trieste..Ankona dhe ne Brindisi. Per kete qellim forcat anti- imperialiste, anarkiste dhe ato socialiste me idetë dhe veprimtarinë e tyre sigurisht të ndikuara dhe nga Revolucioni i Rusisë se vitit 1917-të kishin depertuar deri dhe në repartet ushtarake, me qëllim që jo vetëm të parandalonin dërgimin e njesive ushtarake shtesë në Vlorë duke i perdorur si mish për top për qëllimet imperialiste të vet Italisë, por dhe tu bënin dhe thirrje që ata të largoheshin nga Shqipëria pikërisht dhe ato trupa pushtuese të cilat nodheshin të rrethuara dhe kjo bëhej me qëllim që ata të evitonin nje tragjedi të rinisë italiane në brigjet e Adriatikut që lagnin Vlorën dhe Shqipërisë. Populli italian ishte i lodhur nga lufta e parë e përbotëshme e cila kish 2 vjet që kish përfunduar dhe kerkonte paqe, duke mallkuar dhe e urryer luftën. Në këto kushte u vrejt një krizë e madhe; nga njera anë ajo midis dëshirës se Qeverise italiane për të nisur sa me parë trupa shtesë për të shpëtuar repartet e rrethuaranë Vlorë..e nga ana tjetër, kundërshtimi me forcë , që këto trupa te mos niseshin dhe me qëllim që të shpëtonin bijtë e tyre jo vetëm këta të mos niseshin, por te largoheshin sa më parë madje dhe ato që mbanin të pushtuar Vloren sëbashku me Piacentinin. Pra në këto kushte ne Itali ne disa qytete të saj shpërthyen grevat e demostratat e fuqishme të anti luftës , madje pati dhe vet revolta brenda perbrenda reparteve te disa njesive ushtarake italiane, sikurse ishte ajo e bersalierve te regjimentit të Xl-të në Ankona. Vala e kundërshtimit dhe demostratave që përfshinë Triesten dhe Brindisin të cilat dhe këto kishin përkrahijen dhe mbështetjen masive te popullit italian, me moton “Via da Valona” (largohuni nga Vlora…larg duart nga Vlora !) per te mos i derguar bijte e tyre drejt nje kasapane të re vellavrasese midis popujve me njeri- tjetrin. Në Ankona, pati perleshje midis këtyre forcave të anti -luftes dhe atyre te rendit, të cilat patën jehonë dhe ne qyte
te te tjera të Italisë. Po keshtu dhe nga qyteti i Brindisit ishte planifikuar që me anijen e transportit “Molfeta” të niseshin reparte “arditesh” ( trima – guximtare) drejt Vlores, por që kjo do të përfundonte me një përleshje të dhunëshme midis sindikalisteve socialisteve dhe vet arditeve qe po shkonin si “mish per top”përleshje kjo, kundër njësive policore e komandes dhe karabinjerve që përfaqsonin forcat qeveritare e që ushtronin presion e forcë për ti nisur ata drejt brigjeve shqiptare, madje shumë “arditë” refuzuan dhe dolen prej anijes e cila do u shkonte drejt Vlore duke imbarkuar në bord “misionin e transportit të vdekjes”. Ndodhi ajo që duhej të ndodhte, ata trima e guximtarë të zgjedhur të rinj e bij te popullit italian ( “arditë”) do të ktheheshin kunder pushtimit imperialist të Italisë dhe do të refuzonin të shkonin në kete luftë e cila shkaktonte gjakderdhje për të dy popujt.