Një person ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Kjo e fundit është gjetur në banesën e të dyshuarit, ku më pas është dërguar pranë familjarëve të saj.
Njoftimi i policisë:
DHUNIM
Gllogovc / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar.