Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën nacionale Berat-Lushnje. Raportohet se një automjet tip “Benz Vito”, me shpejtësi të lartë fillimisht ka parakaluar dy automjete, por pa pritur është përballur me një të tretë.
Teksa ka tentuar të shmangë mjetin “Benzi” është përplasur me një mjet tjetër “Toyota”. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket mjeti i cili është dëmtuar dhe ka rënë në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po këqyrin edhe vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.