Në vend të një kronike të përditësirës tiranase
Në Tiranë, kryeqytetin tonë europian, në 15 vitet e fundit janë bërë ndryshime aq të shumta, aq mbresëlënëse sa edhe ne që e shohim këtë qytet prej vitit 1959 gëzohemi, madje lumturohemi!Gjelbërim, argëtim, lëvizje plot gjallëri, reklama, instalacione, lloj-soj formacionesh arti, pseudoarti dhe stola, karrige, buste, deri edhe ferra, para Muzeut Historik Kombëtar tashmë të mbyllur për katër vjet se do riparohet?! Maksimarkete( sepse prej autoriteteve dhe biznese nuk pëlqehen fjalët shqipe -tregtore e madhe -në barazvlerësim me ato angleze, këtë hajde mere vesh!?),furnizime ushqimore nga tërë bota ku sundon banania kolumbiane dhe veza durrsake,veshmbathje turlisoj dhe artikuj bambuje deri te kapset e rrobave! Më e rëndësishmja është se jemi shpallur kryeqytet rinie, sporti, kënge, biçikletash, çiklizmi,turizmi(ndonjë ditë mbase edhe hipizmi e droge!). Gjen çdo gjë në pazar, por nuk e blen dot se gjen aq lek apo dollarë.Çmimet si në Europë e pagat (pa fyer kënd) si në Afrikë. Por pasuria më e madhe e këtij kryeqyteti, pa dyshim, janë njerëzit. Janë njerëzit nga shtetet e Europës, nga shtetet e Azizë, Lindjes së Mesme, Lindjes së Largët dhe Australia. Ka edhe amerikanë!? Ka edhe jo pak afrikanë, dhe priten të vijnë më shumë.Së fundi gjen edhe shqiptarë të këtij trualli,që quhet Shqipëri, të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.Ata , të ardhurit nga tërë anët e globit,kanë blerë shtëpi, tokë, katandi dhe kanë krijuar jetën e tyre të re në vendin aq të sigurt në Europë.Qeveria Rama u ka krijuar lehtësira të shumta.Për sasinë e etnive që kanë hyrë e po vendosen këtu me kuç e me maç,do tëna i kish zili edhe Kanadaja qënaka rrëmbyerme lotarira mbi 45 mijë shqiptarë.Aq shumë i sigurt është vendi ynë, sa që nga Japonia e largët, në një bisedë në podkast, shprehu lumturinë ish-ambasadori i atij shteti se nuk i duhet asfare Japonia para Shqipërisë!?Dhe do të jetonte këtu.Kështu kanë thënë edhe afganët, iranianët, polakët, ukrainasit, rusët, italianët(këta na kanë xhan e shpirt se edhe kryetari ynë e konsideron motër kryetaren italiane), arabët, filipinezët dhe nepalezët,indianët dhe jo pa pakistanezë.Këta të fundit, me apo pa naivitet kanë bërë edhe deklarata të tilla si:” e ku ka varfëri në Shqipëri?! Ju flisni kot se nuk e njihni varfërinë pakistaneze!” Kam lënë shumë kombësi të tjera pa përmednur se nuk i nxë fleta. Makina aq tëshumta e luksoze, autobuse e mikrobuse, linja të rregullta urbane dhe interurbane duke iu afruar Çekisë e Estonisë;monopatina dhe biçikleta aq sa duhet patur kujdes se janë më të rrezikshme se pusi i thellë! Tirana ka edhe jo pak shkolla,të niveleve të ndryshme si godina shumë stilëshe dhe funksionale, por aty mësojnë me shumë vajza e më pak djem se këta të dytët kanë ikur në emigracion.Sa për panoramën e veshjeve të këtyre mijranjerëzve të kaq shumë kombësive(dikush thotë se në Tiranën tonë jetojnë një milion banorë(!) sundojnë dy ekstremet: së pari shalë dhe gjoks jashtë femrat e rrobazez meshkujt dhe së dyti, femra të mbuluara me uniforma fetare e meshkuj të hallakatur. Këto fitore nuk janë pak. Ato kanë sjellë nivele në ngjitje e zbritje zhvillimi, qytetërim e skllavërim modern dhe përzjerje kulturash, traditash si dhe veprime kriminale monstruoze. Tingujt e gjuhëve që dëgjohen në një ‘xhiro’ para Pallatit të Kulturës (që tani për tani nuk e ka në atë lartësi që e ka pasur emër me vlerë) janë një kakofoni gjuhësh ku shqipen mezi të zë veshi dhe anglishtja sundon. Dukshëm janë edhe lokalet luksoze ku lejohet hyrja vetëm për disa dhe mbledhësit e mbeturinave të ndryshme tek koshat e plehrave, jo shumë larg syresh, veprim ky që duket sikur është i miratuar nga instancat shtetërore dhe opinioni publik, paçka se nuk ka ligj të tillë. Gjallesa e dytë pas njerëzve që sundon Tiranën është qeni. Bie në sy , sidomos në sheshin më të madh e më origjinal të mermertë në formë kubeje, se ka individë që këndojnë me zë ose me vegël muzikore si klarinetë, daulle, fisarmomikë, për të kënaqur kalimtarët dhe veten e tyre. Shumë më shumë bie në sy se sheshi ka më tepër pleqëri se rini. Eeeeehh! Sa gjëratë mira ka Tirana,në qendër e në periferi të saj. Dhe punohet gjithkund nga bashkia që të shtohen sipërfaqet e gjelbra, rrugët e asfaltuara, mjediset e kulturuara, pusetat e pambuluara të mbulohen, deri edhe dhënia me qira e tarracës së ndërtesë së vet për martesat grua me grua, pse jo edhe ato burrë me burrë e më tej nuk i dihet çfarë lloj martesash do të bëhen.
Mashtrime dhe krime që nuk i nxë asnjë lloj pusi
Duke çapitur rrugës që nismon në Sheshin Skënderbej, vijon në formë bulevardi me korsi biçikletash,që merr një pushim te udhëkryqi “21 Dhjetori”deri në atë që s’është më ,por emri do t’i mbetet”Kombinat” ( sqaroj kalimthi për efekt historik e jo nostalgjik, se bëhet fjalë për ish-kombinatin e tekstileve “Stalin”ndërtuar në vitin 1954), has ashpër në disa objekte të çuditshëm. Një territor i caktuar i rreth qarkuar me llamarina të larta dy-tre bojë njeriu, pllaka betoni, ku shkruhet ”Rrezik!Pus i thellë!” Në këtë gjendje këto lloj objektesh enigmatikë janë prej pesë vitesh. Nuk dihet se sa vite të tjerë do vijon kështu. Në këtë rrugë janë gjithësej pesë. Të paktën aq duken sepse vende-vende pengojnë edhe kalimin e makinave. Dhe Bashkia(sektori përkatës i saj) i ka rënë shkurt: ngushton trotuaret dhe ndihmon kalimin e makinave. Bukur fort! Dhe këmbësorëve , të cilët, si dy këbmësh që janë mund të ecin edhe në vende të ngushta,iu është imponuar që të mbrohen nga ‘Rreziku’ që fshihet brenda atij pusi me anë të një trekëndëshi të verdhë me pikçuditse dhe shenjës “Mos kalo!”Thashethemet dhe hamendësimet se ç’farë janë këta puse të thellë, janë përsëri shumë. Iu kërkoj falje lexuesve se e kam përdorur së tepërmi fjalën “shumë”, por ja që e tillë është Tirana, dhe Shqipëria. Me shumë miradina, varfëri, pasiguri, lloj gjuhësh, lloj kombësish, lloj besimesh fetare, lloj këngësh vallesh e vajtimesh,lloj krimesh e vjedhjesh, lloj gënjeshtrash e mashtrimesh, lloj premtimesh e mosrealizimesh. Shumëllojshmëri turistësh, madje edhe shumë lloj të burgosurish. Që në vitin 2016 numëroheshin 9 ministra e deputetë që ishin ngallamosur me punë jo të pastra dhe ishin thirrur, paditur,dënuar, shkarkuar etj. etj, Edhe në bashki ashtu si në qeveri,nëntë drejtorë të anatemuar, thirrur, lidhur, ndëshkuar, dënuar për këto vite që është kryetar punëshumi i shkathët Erion Veliaj. Kulmoi kjo punë e dallavereve dhe ryshfeteve apo siç është bërë zakon të quhet “korrupsion” deri sa u ndëshkua dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.(Më falni, kur,po qe se do, të ndëshkohet!?) Por kryetarit tëqeverisë, Edi Rama, i mjafton që në Rinas të hyjnë këtë vit sa më shumë, deri 15 milion turistë!Ainuk ka qeder nga këto lloj skenash teatrale, apo devijime morale, apo shkelje penale të vartësve. Jooo! Ai e ka thënë një herë e mirë: përgjegjësia është vetëm personale! Ose ndryshe: po punovemirë lavdërimet i ke ti dhe xhepat me mbushen mua . Po punove keq, nënshtroju thënies” vete bën vet e pëson se kryetari nuk të ndihmon!” Dhe më tej “unë s’kam punë me drejtësinë, por me partinë!”A e shihni se sa pus i thellë është Shqipëria vetëm në pamjen e jashtme.Po t’i hysh thellë brenda siç i ka hyrë amerikani,do gjesh plot mademe dhe minerale sa të rralla aq edhe të tejkonsumuara.Do shumë kohë që të realizohet ajo që thoshte Naim Frashëri ”Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë!” Tani për tani, është koha e të tjerëve, që as Naimin nuk e lexojnë !