Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ka konstatuar shkelje të rënda në Akademinë e Shkencave. Në raportin e KLSH, përmendet një dëm prej 240 milionë lekësh në studimet e këtij institucioni gjatë periudhës së COVID-19. Sipas KLSH, për këtë studim të Akademisë së Shkencave mungonin të gjitha dokumentet zyrtarë dhe shkencorë për ta vërtetuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje dhe në urdhrin për të riorganizuar Institutet e Rrjeteve Albanologjike, por dhe për këtë urdhër KLSH nuk ka gjetur asnjë relacion shoqërues. Në fund të vitit 2020, kur pandemia Covid-19 ishte në kulmin e saj, Akademia Shqiptare e Shkencave nxori një raport, ku thuhej se 50 përqind e qytetarëve të Tiranës kishin fituar imunitet. Disa kohë më vonë, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se ky studim, si edhe disa të tjerë të hartuar nga Akademia e Shkencave, nuk mbështeten në dokumente zyrtarë dhe shkencorë. Sipas audituesve shtetërorë, projekti “Studimi seroepidemiologjik i Gjendjes imunitare ndaj virusit SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare”, me kosto totale prej 24 milionë lekë të reja është pa efektivitet, pasi mungonin, më së paku, gjurmë dokumentare të komunikimit me institucionet e tjera që merreshin me pandeminë. Ky projekt është pjesë e një liste të zgjeruar problematikash të gjendura gjatë auditimit financiar pranë Akademisë së Shkencave.
Gjetjet nga auditimi i KLSH
Sipas KLSH, Akademia e Shkencave nuk ka informacion, në trajtën e një databaze (listë emërore) se ku po kryhej puna studimore prej grupeve kërkimore apo vendndodhjen e materialeve/pajisjeve. Rasti i njësisë kërkimore studimore në fushën e bioshkencës, bioteknologjisë dhe gjenetikës nga ana e së cilës janë propozuar 2 projekte për vitin 2020, u konstatua mungesë e gjurmës se cilat janë institucionet apo universitetet (përmes një listimi të emrave të tyre) në të cilat po shtrihet veprimtaria e NanoAlb dhe janë të shpërndara pajisjet e financuara nga ana e ASH). Operuar në kundërshtim me vetë relacionin e veprimtarisë pikën 3 të tij. Nga auditimi u konstatua se në përfundim të projektit nuk del një material përmbledhës apo studim i cili të jetë pronë e Akademisë së Shkencave apo një dokument përmbyllës justifikues të veprimtarisë në favor autorësie të ASH.
Procedurat e prokurimit
Në raportin e KLSH thuhet se në shumë prej procedurave mungojnë procesverbalet apo raportet e nevojshme, te parashikuar nga kuadri ligjor e nënligjor ne fuqi, përkatësisht si më poshtë vijon: -Në Procedurat e Prokurimit “Blerje Pajisje Elektronike”, “Blerje kite/reagent për studime seroepidemiologjike: Reagentë për studime të Nanoalb”, Pajisje për laboratorin e biologjisë molekulare të qendrës së bioteknologjisë dhe gjenetikës mungon një Procesverbal nga ana e KVO mbi hapjen e procedurës dhe vlerësimin e ofertave. -Në Procedurën e Prokurimit “Blerje Pajisje Elektronike”, “Blerje kite/reagent për studime seroepidemiologjike: Reagentë për studime të Nanoalb” mungon Raporti Përmbledhës. -Parregullsi të firmave në procesverbalet nga grupet e punës dhe komisionet e njësitë e procedurave të prokurimit. – Ne tre raste, për procedurat e prokurimet me objekt “Blerje kite/reagent për studime seroepidemiologjike: Reagentë për studime të Nanoalb”, “Pajisje për laboratorin e biologjisë molekulare të qendrës së bioteknologjisë dhe gjenetikës”, dhe “Blerje materiale laboratorike për projektin Cellstam; Blerje pajisje për projektet Cellstam, HG Gjiri i Vlorës, Cryofruit”, ka rezultuar se data është e njëjtë vetëm se urdhri i prokurimit ka numër rendor me përpara se sa të lëshohet urdhri për përllogaritjen e fondit limit, ne kundërshtim me përcaktimet e pikës nr. 7, të Udhëzimit te APP me nr. 5, date 25.06.2021. -Në Procedurën “Blerje pajisje dhe materiale NanoAlb; Blerje materiale laboratorike për NanoAlb” mungon një kërkesë për nisjen e procedurës, radhitja e materialeve dhe pajisjeve që do të prokurohen, arsyeja për kërkesën e tyre etj.
Veprimet
Gjetje nga auditimi: Nga auditimi i veprimeve me arkën u konstatuan parregullsitë si më poshtë: -Në të gjitha rastet është dhënë paradhënia për shërbime-dieta pa autorizimin e nëpunësit autorizues. -Bashkëlidhur praktikave programe aktivitetesh pa data, pa nr. protokolli dhe të pa plotësuar mbi kostot e tyre apo edhe datat e aktiviteteve. -Në asnjë rast nuk ka relacion mbi aktivitetin që është kryer. -Janë kryer rimbursime biletash avioni për akademikë të ftuar kur vetë Akademia zhvillon procedura prokurimi për blerje biletash (1565 euro dhe 525 usd), vlerë e cila përbën shpenzim jo efektiv të buxhetit të shtetit, pasi nuk janë përdorur fondet me ekonomicitet. -Nuk ka dokumente justifikimi bashkëlidhur për çdo mandat pagesë dhe mandat arkëtim por janë lidhur bashkë për një aktivitet. -Arkëtim 10,000 leke nga arka. -Urdhër shërbimet të pa rakorduara Nga rakordimi i të dhënave me pasqyrat financiare u konstatua mungesë e gjurmës së paraqitjes së paradhënieve. Nuk kryhet veprimi i kthimit të paradhënies pas kthimit nga aktiviteti.