Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani iu është bashkuar sot homazheve në nder të poetit Agim Doçi, i cili u nda mëngjesin e djeshëm nga jeta në moshën 76-vjeçare. Doçi u ndal nga jeta pasi pësoi një hemorragji cerebrale në tru.
Nallbani tha se vendi humbi një njeri me kontribut të veçantë.
“Humbëm një njeri të veçantë me kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë me punën e tij sidomos në Luftën e Kosovës. Ishte unik dhe një njeri që nuk vjen më.”, tha ajo.