Një skandal u publikua ditën e sotme ku mjekë të spitalit “Onkologjik” në Tiranë u shisnin ilaçet e kimioterapisë spitaleve private.
I menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Manjani ngren hipotezën “ a ka më shëndetësi falas?”
Postimi i plotë i Manjanit:
Pyetjet reale për çështjen “Onkologjiku” nuk lidhen me përse korruptohen mjekët, por a ka më kuptim “Shëndetësia falas”?!
Përse nuk ka barna mjaftueshëm për të gjithë pacientët?! Se kur nuk ka për të gjithë fillojnë favoret korruptive. Kush nuk do paguante çmimin e korrupsionit në këto rrethana?!
Përse vendoset personeli mjeksor në rrethana ekstreme, ku i duhet të përzgjedhë kush “meriton” të trajtohet e kush jo?! Pa vëreni veten në vend të atyre mjekëve dhe infermierëve dhe testojeni burrninë njëherë?!
Kur do kuptojmë se sistemet janë ato që krijojnë gropa ç’njerzore dhe i detyrojnë njerëzit të sillen egërsisht?!
Mos harrojmë pyetjet mbi trajtimin financiar, administrativ dhe akademik të mjekëve…
Kaq shumë pyetje ka, sa nuk na bie radha të interesohemi për cilësinë e aryre barnave dhe eficensën e tyre!!!
***
Nuk marr në mbrojtje asnjë abuzues. Absolutisht jo!
Por sot e gjith ditën skemat e menaxhimit publik në shëndetësi janë korruptive dhe vetëm korrupsion prodhojnë.