Gazetarja Keti Banushi dha detaje në një emision televiziv lidhur me paraqitjen e Saimir Tahirit në SPAK ditën e djeshme. Ajo thotë se ndaj Tahirit, po kryhen hetime pasurore, për të cilën janë pyetur edhe disa biznesmenë.
Ndaj Tahirit ka patur denoncime nda disa qytetarët, pasi mendohet se ish-ministri i Brendshëm ka përfituar disa prona në mënyrë të paligjshme.
‘Edhe Tahiri ka disa muaj që ka nisur hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve. Janë edhe kallëzime në SPAK për disa prona që kanë blerë familjarë të zotit Tahiri. Nëse janë falsifikuar apo blerë në mënyrë të paligjshme. Janë pyetur edhe disa biznesmenë. Janë sekuestruar edhe disa telefona. Tahiri është thirrur herën e fundit si person në dijeni.’