Disa persona kanë marrë trajtim mjekësor sot për shkak se në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se personat në fjalë morën trajtim mjekësor për shkakt të tymit dhe panikut.
“Rreth orës 01:15, është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku.
Përveç dëmeve materiale, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet nga policia.