Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në mesnatë në lagjen Kalabria të Prishtinës, janë djegur tre automjete dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore të paktën 30 persona.
Mësohet se një nga makinat e djegura është edhe ajo e zyrtarit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së), Ekrem Hysenaj.
(Ekrem Hysenaj/Zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës)
Malë Gashi, nga zjarrfikësit e Prishtinës, ka treguar se si pasojë e zjarrit, tymi kishte depërtuar edhe brenda banesave dhe kishte krijuar panik te qytetarët.
30 prej tyre, ai tha se i kanë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore.
Këtë incident e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.