Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në seancën e radhës parlamentare.
Pika më e nxehtë e ditës është interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Deputeti që depozitoi kërkesën për interpelancë në Kuvend, ishte deputeti demokrat Tritan Shehu, në lidhje me ligjin e propozuar për surrogacinë, por pritet që i gjithë debati të zhvendoset te skandali në shërbimin onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe infermierë ishin të përfshirë në korrupsion, duke rrezikuar jetët e pacientëve.