Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dje skandalin e Spitalit të Onkologjikut, duke akuzuar qeverinë se kjo është një ‘vrasje me pagesë e qytetarëve shqiptarë’. Sipas tij, Edi Rama është bajlozi i zi i administratës së sistemit korruptiv sepse akoma pa u bërë kryeministër, hyri në saraje krimi “Të dashur qytetarë dhe qytetare, në këtë vend ku skandalet me pasoja herë-herë dhe vdekjeprurëse për qytetarët vendosen kat mbi kat, nuk di njeriu, hetohet se çfarë ndodh në këtë vend. Sot, Edi Rama deklaroi se në administratën e tij ka pjesë të zeza. Më lejoni t’i them këtu para jush se në administratë sot kryebajlozi i zi i saj e ka emrin Edi Rama. Edi Rama është njeriu që ndërtoi me moralin e tij pervers, çnjerëzor, sistemin e korrupsionit në çdo segment të administratës. Edi Rama erdhi si bastion i zi i vjedhjes së shqiptarëve. U instalua kryeministër me akuzën e OSBE-së se gjatë kohës si kryetar bashkie, vodhi dhe depozitoi në kontot offshore 200 milionë euro. Edi Rama është bajlozi i zi i administratës së sistemit korruptiv sepse akoma pa u bërë kryeministër, hyri në saraje krimi me oborr 5 mijë metër katrorë dhe themele 720 metra të gjata, në një kohë kur bajlozi i zi kishte të deklaruara në ILDKP gjithsej 3800 euro. Kishte të deklaruara 400 mijë lekë. Edi Rama është bajlozi i zi që ndërtoi në këto vite sistemin barbar të vjedhjes së qytetarëve sepse erdhi në pushtet me pallat në pajë të zonjës së tij pesëkatësh, pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, etj. Miqtë e mi, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas, kurse sot na del se shëndetësia falas është vrasje me pagesë e qytetarëve shqiptarë nga qeveria”, tha Berisha.
“Nuk mban më ujë pilafi”/ ‘Shpërthen’ Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri
Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Edhe pse kaloi kohë nga edicioni i “BBV” ku...
Lexo më shumë