Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Fahrie Budo u caktua me short për të shqyrtuar padinë e divorcit të ish-presidentit Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi. Shorti është hedhur dje në Gjykatën Civile të kryeqytetit ndërsa padia kishte mbërritur në sekretarinë e gjykatës dy ditë më parë. Sipas procedurës pritet që gjyqtarja Budo të caktojë datën për seancën e parë të shqyrtimit të padisë, e cila do të jetë një seancë ku dy bashkëshortët ftohen fillimisht për pajtim. Në rast se çifti nuk bie dakord nisin procedurat e divorcit, i cili do të pasohet edhe me ndarjen e pasurisë së përbashkët të vënë gjatë bashkëjetesës. Kreu i PL Ilir Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë. Ai ka sjelle si shkak kryesor që e çoi drejt vendimit për t’u ndarë deklaratat që dha Kryemadhi në SPAK. Ndërsa vetë Kryemadhi bëri të ditur se nuk i dinte arsyet e kërkesës për divorc. Ish presidenti Meta prej disa muajsh ishte larguar edhe nga banesa e përbashkët, ndërsa në dokumentin e padisë kishte vendosur si adresë banimi atë të Partisë së Lirisë. Ishte Monika Kryemadhi e cila në muajin prill të këtij viti e cilësoi raportin me Metën si një raport të ngrirë për të shkak të konfliktit në parti.
“Nuk mban më ujë pilafi”/ ‘Shpërthen’ Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri
Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Edhe pse kaloi kohë nga edicioni i “BBV” ku...
Lexo më shumë