Dalin detaje të reja në lidhje me grabitjen e një varseje floriri, ditën e djeshme në Tiranë në zonën e Valiasit. Mësohet se ndaj një argjendarie është bërë porosia për një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.
Punonjësi i argjendarisë Luis Balliu kishte komunikuar me një person në rrjetet sociale i cili kishte porositur varësen. Ky i fundit i kishte caktuar Balliut vendin e takimit për të bërë edhe blerjen.
Me vete punonjësi i argjendarisë kishte marrë edhe mikun e tij agjentin e krimeve pranë Komisariatit nr.4 Egzon Mustavataj. Pasi mbërritën në vendin ku ishin thirrur nga blerësi, pranë tyre ndaloi një automjet i zi tip Golf 5 me targa të huaja.
Nga makina dolën dy persona të maskuar me kapuç dhe shall ku njëri prej tyre qëlloi në ajër me automatik. Tjetri hapi derën e makinës ku ndodhej Balliu dhe Mustavataj, duke i marrë varësen nën kërcënimin e armës.
Mësohet se Mustavataj kishte me vete armën e tij të shërbimit por nuk e përdori. Pas grabitjes, punonjësi i argjendarisë ka bërë kallëzimin në polici.
Bëhet me dije se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet ti përkasi autorëve. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë