Mjeku Erges Eskiu, i ftuar në një intervistë televizive, e cilësoi rastin te Onkologjiku si një skandal dhe një ngjarje tejet të rëndë duke denoncuar një varg parregullsish që bëheshin në atë spital, që nga trajtimi skandaloz ndaj pacientëve e deri te përdorimi i barërave pa licencë nga EMA.
“Është një ngjarje shumë e rëndë. Unë kam folur tetë vite para edhe si familja i një të sëmuri që ka ndërruar jetë pore dhe qytetar i angazhuar. Të gjithë aty pacientet më sëmundje terminale, heqin një kalvar torturash në një spital që është kthyer në një gangrenë ose në një ankth për të gjithë pacientë por edhe për familjaret që i shohin të afërmit e tyre që nuk marrin kurim, duke pritur në radhë, në diell dhe duke u kthyer prape mbrapsht sepse ka pasur mungesa. E gjitha kjo bëhet nga keqmenaxhimi që bëhet nga lart.
Shteti ka hequr medikament që vinin nga EMA, qeveria Berisha më përpara e ka pasur si kriter që nuk njihen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk mund të hynte në vend, tani këta nuk e din si futen medikamente. Këta për arsye korruptive e kanë hequr këtë kriter që të fusin medikamentet nga Serbia që janë të pabesueshme dhe të pasigurta të cilat në BE nuk përdoren. Këto ose të bëjnë një mjekim të paefektshëm ose e shpejtojnë sëmundjen.
Pacienti këtu merr diagnozë e duhur se nuk ka preparat, trajnimi vjen më vonesë ose nuk i vjen fare sepse ai mund të ndërroi jetë pa e kuptuar.”
Dr.Eskiu, thotë se ministrja e Shëndetësisë në këtë rast do duhej të dorëhiqej moralisht dhe të mbante përgjegjësinë e para.
“Si mund te rrijë ministrja Shëndetësisë në detyre, si mundet ajo të vazhdoj detyrën me këtë gjuhë kaq harbute, kaq arrogante dhe kaq ordinere. Mjekët në spitalet e Shqipërisë janë duke u kërcënuar mos të flasin për skandalet në spitalet e rretheve.
Ajo duhet të jap dorëheqje të paktën të kërkonte falje moralisht, të mbante përgjegjësi.”