Skandali i zbuluar te Onkologjiku ka tronditur opinionin publik, ndërsa mjekët tashmë Edmond Gashi, Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Emiljano Lela (kordinatori) përballen me drejtësinë, edhe pse nuk pranojnë akuzat.
Gazetarja Klodiana Lala, tha në një emision televiziv, se në njërin nga rastet e dëshmuara, është për tu tronditur fakti se një pacienteje me tumor nga Burreli, e operuar në klinikën e Gashit, iu dha fletëdalja si e operuar në QSUT, kjo për ti iku përgjegjësisë në rast vdekje të mundshme.
“Aty mjekët u thonin se ka problematika sa i takon kimioterapisë dhe i drejtonin në zonën e Astirit.
Në momentin që pacientët shkonin atje bënin ndërhyrjet dhe paguanin shifra nga 2500-2700 € dhe më pas tarifa të tjera sa i përket kimioterapisë.
Këtu është një dëshmi e një burri që ka sjell të ëmën nga Burreli, ajo është vizituar në spitalin e Burrelit dhe në momentin që e ka kontaktuar dr.Gashi, ai e ka orientuar në klinikën e tij dhe në momentin që është bërë ndërhyrja, djali i zonjës thotë se në momentin që doli biopsia ata më kërkuan që të bëja kimioterapinë por mu duk e paarsyeshme kur u thashë mjekut ai u ngrys në fytyrë. Kur u bë fletëdalja e zonjës, ajo u bë me vulën dhe logon e QSUT.
Dhe kjo sipas Prokurorisë, nëse do ndërronte jetë, klinika të mos mbante përgjegjësi, por ti faturoj QSUT.”