Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi tatimin 15% për profesionet e lira është një fitore për qytetarët. Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Tabaku u shpreh se nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori punonjësish. “Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se çdo biznes tjetër”, tha Tabaku. Ajo falënderoi të gjithë ata që besuan tek grupi parlamentar ri PD, teksa e konsideroi si një fillim të mirë për të pasur besim te institucionet. “Unë e konsideroj këtë një fillim të mirë dhe për të treguar se sot duhet të kemi besim tek institucionet, tek politika si mjet ndryshimi, por duhet të kemi edhe të ajo rrugë që kemi nisur që besoj është rruga e drejtë”, nënvizoi Tabaku.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë