Velipoja si çdo sezon veror ka paraqitur probleme me hapësirat publike, ku bizneset kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të territorit.
Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryebashkiakut Beci dhe stafit pranë tij, ku ka hedhur edhe akuza të forta.
“Kjo është puna e vërtetë që s’bën Bashkia e drejtuar nga Rilindasit e korrupsionit, bandave dhe lekëve të drogës të cilët siç erdhën në pushtet ashtu po e trajtojnë Shkodrën dhe gjithë pasuritë e Saj turistike.
Fotot e videot propagandë të Beci and CO (stafi I tij menaxhues) janë aq të gënjeshtërta sa tashmë edhe qytetarët shkodranë e kanë kuptuar se puna e vërtetë e Bashkisë Shkodër është vetëm fasada e propagandës së shëmtuar të punëve boshe të cilat në fakt nuk po përmirësojnë aspak jetën dhe cilësinë publike të qytetit dhe qytetarëve.”, shprehet ndër të tjera Shkreli.
Reagimi i plotë nga Eliona Kodra Shkreli:
Velipoja ‘mish-mash’…
Ky është menaxhimi që i bën hapësirave publike Bashkia Benetiane, asnjë kontroll për zbatimin e hapësirave publike të cilat janë miratuar në Këshillin Bashkiak.
Kjo është puna e vërtetë që s’bën Bashkia e drejtuar nga Rilindasit e korrupsionit, bandave dhe lekëve të drogës të cilët siç erdhën në pushtet ashtu po e trajtojnë Shkodrën dhe gjithë pasuritë e Saj turistike.
Fotot e videot propagandë të Beci and CO (stafi I tij menaxhues) janë aq të gënjeshtërta sa tashmë edhe qytetarët shkodranë e kanë kuptuar se puna e vërtetë e Bashkisë Shkodër është vetëm fasada e propagandës së shëmtuar të punëve boshe të cilat në fakt nuk po përmirësojnë aspak jetën dhe cilësinë publike të qytetit dhe qytetarëve.
Bashkia Shkodër të shohë dhe të menaxhojë mirë ato pak hapsira publike që ka rezervuar për pushuesit dhe të ketë më në qëndër të vëmendjes shërbimin korrekt ndaj atyre që nuk e kanë mundësinë të paguajnë shezlonget të cilat këtë vit duket se do kenë çmime të kripura dhe të pa përballueshme për shumë familje që janë ‘fanatike’ të Velipojës për pushimet e tyre verore.