Analisti Bledi Kasmi për rezultatet e censit dhe rrudhjen e popullsisë me 17% krahasuar me vitin 2011 deklaroi se shifrat reale i ka dhënë EUROSTAT.
I ftuar në një studio televizive, ai deklaroi se EUROSTAT ka bërë bilanc nga viti 2014 deri në vitin 2022 dhe rezulton se nga Shqipëria janë larguar 1 milion njerëz, ku prej tyre 300 mijë janë ilegalë.
Kasmi shtoi se sipas të dhënave të EUROSTAT, kanë kërkuar azil politik në vendet e Bashkimit Europian 191 mijë persona.
“Opozita ka vetëm platformën që gjatë zgjedhjeve të ardhshme të thithë sa më shumë emigrantë, të krijojë sa më shumë punësime.
Ky është më tepër se shpopullim, kjo është një formë moderne e spastrimit etnik.
Këto largime që janë mbi 1 milion shqiptarë, 80-90% janë vota opozitare dhe prandaj kjo qeveri nuk krijon kushte për votimin e emigrantëve.
Këtu nuk ka më shpresë, këtu do rri një pjesë e vogël e qytetarëve dhe një pjesë tjetër që pastrojnë paratë.
Nuk kemi thjesht pastrim parash të disa shqiptarëve që janë marrë me trafik droge jashtë Shqipërisë, por këtu po bëhet pastrim parash i krimit ndërkombëtar.”