Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore për lëndët me zgjedhje.
Të gjithë maturantët mund t’i shikojnë notat e tyre në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Më 24 qershor rreth 28 mijë maturantët iu nënshtruan provimit të fundit të Maturës Shtetërore, lëndëve me zgjedhje.