Nga Qamil Gjyrezi
Situata aktuale politike në Shqipëri dhe rajon, kërkon forca politike dhe koalicione me formë dhe përmbajtje euroatlantike, për ti dhënë fund korrupsionit dhe antishtetit 34 vjecarë. Ngjarjet e fundit që ndodhën në opozitë P.D., si rezultat i një vendimi absurd të gjykatës së apelit, promovuan një grupim të ri ‘Demokratët euro-atlantikë’. Nuk është i rëndësishëm vetëm emërtimi, por edhe thelbi i P.D-së, një forcë të djathtë, që në 34 vite vetëm euro-atlantike nuk ka qenë as në formë as në përmbajtje. Në fillimet e saj PD, Berisha dhe drejtuesit e kohës premtonin se P.D. do të jetë forcë Euroatlantike, por koha e vërtetoi se nuk ishte e tillë. Zhvillimet politike në PD, kanë prezantuar metoda pseudo-demokratike, sidomos mbas vitit 2008 dhe sidomos mbas 9 Shtatorit, ngjarje të zhvilluara në selinë e PD- së. Në historinë politike botërore euroatlantike, nuk është parë e dëgjuar të sulmohet selia e një partie me vare dhe sopata, përveç rastit në ‘Capitol Hill’?! Berisha dhe mbështetësit e tij vetëm lëvizje Euroatlantike nuk janë dhe nuk kanë qenë. Berisha non-grata në USA dhe Angli, përfaqëson një PD familjare, që po e përdorë për qëllime personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia e pavarur SPAK, në kurriz të ndryshimit dhe integrimit të Shqipërisë. Një forcë euroatlantike duhet të punojë për drejtësinë e pavarur, ekonominë e tregut të lirë, mediat e lira dhe jo për gjykatës e prokurorë që zbatojnë urdhra politikë, firma piramidale, shkatërrimi i pronës së përbashkët, privatizimin i keqtrajtimi i pronës dhe budallallëqe që Sali Berisha dhe berishistët i kanë si mendësi të tyre duke e trajtuar shtetin si pronë private. Janë pikërisht këta mendësi, ose metoda qeverisëse që po përdorë edhe sot bashkëpunëtori i Berishës, Edi Rama dhe Rilindja. Prandaj demokratët euroatlantikë duhet ti japin fund tranzicionit 34 vjeçarë dhe klasës politike të korruptuar, pa ide, autoritare, megallomane, në ide dhe programe pa frymë Euroatlantike. Programi që prezantoi PD dhe Zoti Basha me 1 Qershor është programi i I-rë i djathte në 34 vite me përmbajtje Euroatlantike. Ekonomia, taksat, familja, të rinjtë, teknologjia e informacionit, reforma e kontrollit të Shtetit, institucionet e sigurisë, dalja nga kriza janë trajtuar në këtë program, me asistencë euroatlantike. Programi do të prezantohet me qytetarët, grup moshat dhe kam besim se do të ndikojë tek votuesit, për ndryshimin që të gjithë e presim me padurim edhe të majtët, shtresa gri, etj. Vetëm dyshja Berisha-Rama nuk janë të interesuar për këtë program dhe për një grup politik që përfaqëson euroatlantizmin mbasi duan të mbrojnë sundimin e tyre 34 vjeçarë të mbushur me korrupsion, skandale, në dëm të rinjve dhe bëjnë sikur zihen në parlament dhe media. Sali Berisha dhe Edi Rama vënë fatin e tyre politik, mbi qytetarët dhe ndryshimi i kësaj situate që po i largon shqiptarët nga vendi duhet ndryshuar, duke mbetur më pak se 2 milionë qytetarë, pavarësisht se manipulojnë censusin. Lulzim Basha duhet ta drejtojë këtë lëvizje Euroatlantike, biles edhe koalicioni opozitarë duhet të këtë formë e përmbajtje. Basha po zhvillon disa emisione televizive me shumë nivel dhe së fundi ishte në Gjirokastër, në qarkun e shpopulluar nga emigracioni dhe politikat e Ramës’ dhe sundimi i berishistëve në këtë qark në 34 vite. Në statusin e tij Basha shkruan: ‘Gjirokastër, me drejtuesit politik të qarkut, të përqendruar te alternativa që kemi gati për shqiptarët, të bindur se vlerat, programi dhe ekipi ynë janë zgjidhja e duhur për një ndryshim të vërtetë. Shqipëria meriton më shumë se korrupsioni asfiksues për ekonominë, që prodhon vetëm varfëri dhe shpopullim. Të rinjtë shqiptarë meritojnë më shumë se politikanët nën ethet e SPAK, që vendosin interesat personale mbi interesat e tyre. Një qasje e tillë është një model euroatlantik, një realitet i ri për Shqipërinë që duam të gjithë.