Argita Malltezi merr komandën dhe i lëshon ultimatumin grupit të Gazment Bardhit të veshin bluzën me sloganin “Lironi Berishën”, ditë të zeza për renegatët e Lulzim Bashës, kush nuk i bindet urdhrit nuk bëhet deputet
Rigels Seliman
Tashmë është e qartë se Argita Malltezi është trashëgimtarja politike e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike. Zoti Berisha nuk ka më kohë për të testuar besnikërinë e atyre që iu bashkuan betejës së tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj i duhet një pasardhëse si e bija. Ky hap mbyll çdo derë për dinamizëm politik në PD dhe më të rrezikuarit janë grupi i Gazment Bardhit, të cilit gazeta “SOT” ka mësuar se zonja Malltezi i ka lëshuar edhe disa ultimatume që t’i binden. Konkretisht mësohet se zonja Berisha ka dhënë urdhër ndaj grupit të Bardhit, pra deputetëve që njihen si renegatët e Lulzim Bashës që deri në protestën e 11 korrik duhet të veshin bluzën “Lironi Berishën”, pasi në të kundërt nëse ata nuk binden, nuk do t’i kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kjo do të thotë se renegatët e Lulzim Bashës, i presin ditë të zeza për, sepse kush nuk i bindet urdhrit nuk bëhet deputet.
Prapaskenat
Ndërkohë, nëse rekursi i Lulzim Bashës në Gjykatën e Lartë sa i takon vulës së Partisë Demorkatike nuk mundëson të kundërtën, PD e Berishës kthehet në një pronë private, e cila kalon nga “non-grata” tek “non-grata”, pasi si ish-kryeministri, ashtu edhe vajza e tij, janë sanksionuar nga Uashingtoni. Qartazi Partia Demorkatike kthehet në një formacion anti-amerikan, anti-drejtësi, në shërbim të halleve të Berishës dhe familjes së tij. Qartësia e familjes së kryeministrit për rolin e tyre në PD është shfaqur tashmë mediatikisht, por edhe me hapa praktike brenda partisë së tyre familjare. Ajo është mishëruar edhe nga vendimet në organizimin partiak, ku strukturat janë një miks fondamentalishtësh të Berishës dhe njerëz në librin e pagave të të birit, Shkëlzenit, ish-drejtorë tatimesh dhe doganash, të pasuruar në pushtet dhe gati të hapin thesin e plaçkës të vjedhur për t’i shërbyer betejës së “non-gratës”.
Prapaskenat
Por mbyllja e çdo shtegu nga ana e familjes Berisha ka lënë pa fjalë deputetët oportunistë si Gazment Bardhi dhe grupi i tij. Ata tashmë kanë çelësat e kashtës dhe presin në radhë me shpresën e një emri në listë. Frika e tyre është lexuar qartë nga familja Berisha. Ata nuk kanë më nevojë për grupin e deputetëve që iu bashkuan kohët e fundit, pasi kanë lista që Berishët duan të bëjnë është një listë besnikësh që vepron verbërisht në shërbim të Doktorit. Nisur nga kjo, përmes Argitës, Berisha ka hedhur poshtë propozimet e Bardhit për një kandidat për kryeministër nga diaspora. Po ashtu po kërkojnë që t’i vendosin edhe më shumë nën provë, duke testuar me PS-në, mundësinë e lënies së listave të hapura, siç parashikon vendimi i Kushtetueses, duke i kërcënuar deputetët si Bardhi, Gjekmarkaj dhe Tabaku, pasi ata e dinë që pa lista të mbyllura dalin dot deputetë. Prandaj dhe protesta e 11 korrikut, e thirrur nga Berisha kundër SPAK dhe SHBA, është testi i radhës i deputetëve. Tani duhet të veshin bluzën “Lironi Berishën”, si deklaratë publike besnikërie, që kalon nga poshtërimi. Rama dhe Berisha nuk duan të bëjnë reformë zgjedhore, nuk duan as lista të hapura dhe as votën e diasporës, por talljen me vartësit e tyre, është mënyra që ata kanë zgjedhur për të treguar se duan të mbajnë në këmbë sistemin e ndërtuar në 2008-ën. Një sistem të korruptuar, që sot ndodhet nën sulmin e SPAK. Betejën e vërtetë nuk e kanë me njëri tjetrin, por me drejtësinë e re që u ka shpëtuar nga duart.