Ish-kryeministri Viktor Ponta zbërthen prapaskenat e rekrutimit të spiunit rumun si këshilltar nga kryeministri Edi Rama, ja e vërteta përfshirjes në trafik drogë me kartelin meksikan “Sinaloa”
Rigels Seliman
Ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta ka komentuar skandalin ku është i përfshirë gjenerali i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea. Ky i fundit, po ashtu këshilltar i kryeministrit Edi Rama, rezultoi se ishte i përfshirë në trafik drogë me kartelin Sinaloa. Gjatë intervistës për “RealitateaPLUS”, Ponta u shpreh se ai e dinte që Florian Coldea kishte lidhje me Edi Ramën. Ish-kryeministri rumun theksoi se Ramën nuk e shqetëson se çfarë ndodh me hetimet për Coldean në Rumani, kjo sepse sipas tij kryeministri i Shqipërisë ka lidhje të forta në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikë. “Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës. E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë”, deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune. Prej javësh historia Gjeneralit Florian Coldea është kryefjale lajmeve në Rumani, pasi nga hetimet ka rezultuar se ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latinë ne Shqipëri e më pas në Rumani. Mediat rumune më shumë se dy javë më parë, raportuan se emri i Coldeas është shfaqur edhe në median shqiptare përpara disa vitesh. Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane. Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof. Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si “biondja fatale”.
Kush është në realitet Coldea?
Ndërkohë kujtojmë se Mihail Florian Coldea është një gjeneral rumun, i cili shërbeu si zëvendësdrejtor i Shërbimit të Inteligjencës Rumune. Nga 20 korriku deri më 4 tetor 2006, ai ishte kreu i përkohshëm i Shërbimit Informativ Rumun, nga dorëheqja e Alexandru Radu Timofte nga kjo detyrë deri në emërimin e George Maior. Gjatë mandatit të George Maior, ai ishte zëvendësi i tij i parë. Pas mbarimit të fakultetit, ai punoi në Inspektoratin për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit në Shërbimin Informativ Rumun, duke mbajtur një sërë postesh drejtuese. Në periudhën 1996-2005 ka marrë pjesë në një sërë misionesh, aksionesh dhe operacionesh komplekse të kryera në një profil antiterrorist në bashkëpunim me partnerë të huaj të SRI. Më 27 korrik 2005, Florian Coldea u ngrit në gradën e nënkolonelit dhe u emërua me dekret të Presidentit të Rumanisë në pozicionin e zëvendësdrejtorit të parë të Shërbimit Informativ Rumun (dhe zëvendësues ligjor i drejtorit), me gradën i sekretarit të shtetit, duke filluar nga 1 gusht 2005. U gradua në gradën kolonel më 24 mars 2006. Ndërmjet 20 korrikut dhe 4 tetorit 2006, ai shërbeu si drejtor i përkohshëm i Shërbimit Informativ Rumun, pas dorëheqjes së Alexandru Radu Timofte nga kjo detyrë. Aktualisht po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion. Kryeministri Edi Rama pa asnjë transparencë ka emëruar si këshilltar të jashtëm. Coleda është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.
Reagon Rama
Nga ana tjjtër, në përgjigjen për BIRN, kryeministria i mohoi dhe i ironizoi akuzat për lidhjet e Coldea me kartelet të trafikut të narkotikëve. “Po ne jemi mësuar me këto estrada dhe s’kemi asnjë lloj shqetësimi për budallallëqet që lidhin rolin e zotit Coldea si këshilltar i jashtëm me telenovelën meksikane të kanalit të ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës që është derdhur së fundmi edhe në gotën mediatike rumune”, thuhet në reagim. Ndërkaq sipas Agjencisë Kombëtare të Shtypit në Rumani Agerpress, kryeministri aktual Marcel Ciolacu, u shpreh i shqetësuar që Coldea pas punës në shërbimin e inteligjencës Rumune, kishte punuar si konsulent për të tretë. Kryeministri i Rumanisë, citohet të ketë premtuar ndryshime ligjore, për të ndaluar situata të ngjashme. Nga ana e saj MIA nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse kjo përbënte shqetësim për sigurinë e vendit. Në përgjigje theksohet se Coldea kishte punuar si konsulent për disa qeveri dhe lavdërohet si një “faktor kyç për kalimin e SRI-së nga Sherbimi Sekret Komunist në një nga shërbimet më prestigjozë të inteligjencës në Europën Lindore dhe NATO”. Sakaq kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi deputetët e opozitës në Kuvend do të kërkojnë përgjigje nga kryeministri i vendit Edi Rama se përse e ka punësuar si këshilltar të jashtëm, ish-agjentin e shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea-n, i cili ka rezultuar me lidhje të forta me trafikun ndërkombëtar të drogës.