“Lajm i trishtë nga Tirana sot”. Kështu e nis ambasada e BE-së në Tiranë njoftimin në llogarinë në “Facebook” për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
Ambasada thekson se zëri i fuqishëm letrar i Kadaresë, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën.
“Lajm i trishtë nga Tirana sot.
Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.
Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë”.
Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Botuese Onufri.
“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Era Istrefi feston sot ditëlindjen, ja mosha e këngëtares
Besojeni ose jo, Era Istrefi ka festuar ditën e djeshme 30-vjetorin. Këngëtarja ka lindur në 4 korrik 1994 dhe kështu...
Lexo më shumë