Një 34-vjeçar iranian u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë, pasi i kishte kërcënuar me thikë në një stacion hekurudhor në zonën e Lauf an der Pegnitz, pranë Nuremberg.
Sipas policisë, burri dyshohet se fillimisht sulmoi verbalisht oficerët. Më pas 34-vjeçari ka vazhduar t’i sfidojë dhe kur kanë zbritur nga makina i ka kërcënuar me thikë.
Oficerët fillimisht përdorën spraj piper, qëlluan me të shtëna paralajmëruese në ajër dhe në fund qëlluan për vdekje burrin në bark.
Rabenschwarzer Tag für alle Zuggäste in Lauf an der #Pegnitz. Es kam zu erheblichen Verspätungen! Schuld war ein Iraner!#Messermann #Messerangriff #Iraner pic.twitter.com/LW5gQrlYH3
— Tim Kellner (@TimKoffiziell) July 1, 2024
Iraniani, i cili kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2015, kishte paraqitur një kërkesë për azil që ishte refuzuar dhe ishte dënuar me një vit burg për falsifikim dhe mashtrimi.