Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një emision televiziv u shpreh se në dy vitet e fundit në pjesën dërrmuese të vrasjeve e kryera nuk janë përfshirë grupet kriminale në Shqipëri.
“Po të shikojmë shifrat, në dy vitet e fundit, janë krime dhe vrasje, që shumë rrallë janë përfshirë grupet kriminale”, u shpreh ai.
Ai theksoi se këto shifra tregojnë se grupet kriminale kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin për të mos shkuar drejt përplasjeve të ashpra.
“Këto shifra tregojnë se nga 2021, tregojnë se ka grupet kriminale kanë bërë marrëveshje për të mos pasur përplasje”, tha Karamuço.
Sipas Karamuços, nuk përjashtohet fakti që grupet kriminale kanë gjetur një ujdi mes tyre, të paktën përkohësisht.
“Kanë rënë në ujdi përkohësisht”, tha ai në “360 Gradë”.